Shtëpia e Bardhë sulmohet nga COVID-19
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100469-shtëpia_e_bardhë_sulmohet_nga_covid_19
Shtëpia e Bardhë nxori një deklaratë duke njoftuar se presidenti do të qëndrojë disa ditë në spital, bazuar në rekomandimet e mjekut.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 03, 2020 17:58 Europe/Tirane
  • Shtëpia e Bardhë sulmohet nga COVID-19

Shtëpia e Bardhë nxori një deklaratë duke njoftuar se presidenti do të qëndrojë disa ditë në spital, bazuar në rekomandimet e mjekut.

“Presidenti është me humor të mirë, ka simptoma të lehta dhe ka vazhduar punën gjatë gjithë ditës”, tha në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany. Ndërkohë, më herët të premten, mjeku i presidentit, Dr. Sean Conley, tha në një deklaratë për shtyp se presidenti mori një dozë intravenoze antitrupash të dyfishtë të prodhuara nga Regeneron Pharmaceuticals Inc, duke e shoqëruar me zink, vitaminë D, famotidinë, melatoninë dhe aspirinë. Presidenti Donald Trump “vazhdon të jetë i këputur, por (është) me humor të mirë”, pasi u trajtua me një koktej eksperimental antitrupash ndaj COVID-19, tha mjeku. Një shpërthim i coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë ku rezultoi pozitiv edhe presidenti amerikan, Donlad Trump, ka bërë që edhe anëtarët e medies të testohen për infeksione të mundshme. Sipas medieve të huaja, tre gazetarë që punojnë në Shtëpinë e Bardhë rezultuan pozitivë me COVID-19 të premten. Një punonjës i Shtëpisë së Bardhë i cili punon në West Wing gjerësisht Krahu Perëndimor, gjithashtu rezultoi pozitiv me coronavirus të premten në mëngjes. Reporterët dhe zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë punojnë së bashku në zona të përbashkëta. Kështu që tani ekziston shqetësimi midis reporterëve të Shtëpisë së Bardhë se kush do të mund të ketë qenë i ekspozuar ndaj virusit. Përveç kësaj edhe menaxheri i fushatës së Trump, Bill Stepien, thuhet se rezultoi pozitiv me COVID-19.