Kriza e koronës në Amerikë; mbyllet Senati
Udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell ka njoftuar se senati do të mbyllet për dy javë.
Sipas IRNA, kreu i shumicës Republikane në Senatin Amerikan, Mitch McConnell, njoftoi të Shtunën se aktiviteti i Senatit do të anulohet për 2 javë në mënyrë që të kryhen testet për virusin korona. Senati amerikan është mbyllur ndërsa Presidenti Donald Trump është i shtruar në spital me virusin Korona. Vetëm disa minuta pasi mjeku i Presidentit Donald Trump paraqiti një raport të përgjithshëm mbi gjendjen e tij, një burim i afërt me presidentin, që besohet të jetë shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, gjithashtu informoi gazetarët të shtunën në mëngjes dhe dha një deklaratë më shqetësuese. “Gjendja e Presidentit gjatë 24 orëve të fundit ishte shumë shqetësuese dhe 48 orët e ardhshme do të jenë kritike për sa i përket kujdesit të tij. Ne ende nuk jemi në një rrugë të qartë për një rimëkëmbje të plotë “-tha ai në deklaratë, e cila iu dërgua anëtarëve të grupit të Shtëpisë së Bardhë. Mjeku i Presidentit Donald Trump tha se ai ka qenë në një gjendje të mirë dhe deri tani nuk ka qenë e nevojshme ti vendosin oksigjen.