Shtëpia e Bardhë informon për gjendjen e Donald Trump
Presidenti i SHBA, Donald Trump 24 orë pas nisjes së mjekimeve për COVID-19 nuk paraqet më temperaturë thotë doktori ushtarak, Sean Conley.
Duke folur gjatë një konference për shtyp, doktori bëri të ditur se, që pas shtrimit në spital të premten, gjendja shëndetësore e Trump i cili është 74 vjeç, është përmirësuar. Presidenti amerikan paraqiti simptomat e kollës dhe rrufës gjatë pasi u deklarua pozitiv me koronavirus, por ai u ka thënë mjekëve se ndihet gati për të dalë nga spitali. I pyetur me këmbëngulje nga gazetarët nëse Trump ka marrë trajtim me oksigjen në spital, Colney tha vetëm se presidenti nuk ka marrë trajtim me oksigjen. “Të enjten nuk ka pasur oksigjen. As tani nuk ka. Dje (premte) ndërsa ishim të gjitha, ai nuk ka marrë oksigjen”, deklaroi mjeku. Shtëpia e Bardhë njoftoi publikun për diagnozën vetëm 36 orë më parë, duke nxitur spekulime për fshehjen e lajmit. Thuajse 17 orë pasi ai njoftoi se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, Trump doli me ngadalë nga Shtëpia e Bardhë dhe eci drejt një helikopteri që po e priste për ta çuar në qendrën spitalore kombëtare Walter Reed, në Merilend. Ai mbante veshur një maskë dhe këtë herë nuk u foli gazetarëve. Megjithatë, pak orë më vonë ai reagoi përmes një postimi në Twitter, ku thoshte se ishte në gjendje të mirë. Në ditët e ardhshme presidenti i Shteteve të Bashkuara do të punojë nga një suitë speciale e spitalit, bëri të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.