Boris Johnson kundërshton referendumin e pavarësisë së Skocisë
(last modified Sun, 04 Oct 2020 17:55:29 GMT )
Tetor 04, 2020 19:55 Europe/Tirane
  • Boris Johnson kundërshton referendumin e pavarësisë së Skocisë

Kryeministri britanik kundërshtoi mbajtjen e një referendumi për pavarësinë e Skocisë.

Sipas Sputnik, Kryeministri britanik Boris Johnson tha: "Kjo nuk është koha e duhur që Skocia të mbajë një tjetër referendum për pavarësinë." Kryeministri Skocez Nicola Sturgeon ka kërcënuar vazhdimisht të mbajë një tjetër referendum për pavarësi nga Britania me qëllim për të mbajtur Skocinë në Bashkimin Evropian. Sturgeon dëshiron që pavarësia e Skocisë të mbetet një opsion, duke pasur parasysh performancën e papranueshme të qeverisë Konservatore britanike në lidhje me Brexit-in. Kryeministri britanik, Boris Johnson, synon të anashkalojë marrëveshjen e Brexit duke propozuar norma ligjore të njëanshme që rrezikojnë kompromisin me palën europiane. Britania e Madhe ka lënë 15 tetorin si afatin përfundimtar për të arritur një marrëveshje për tregtinë e lirë me Bashkimin Europian, ndryshe paralajmëron tërheqjen nga bisedimet. Pa këtë marrëveshje, si Britania, edhe BE-ja do detyroheshin të aplikonin tarifa dhe kontrolle doganore ndaj njëri-tjetrit. Boris Johnson mendon se ndarja me unionin pa një marrëveshje do i shkonte më për shtat Britanisë.

 

Tags