Producenti amerikan: Trump gënjeu për prekjen nga Covid-19
Producenti i famshëm amerikan i dokumentarëve vuri në dyshim infektimin e Presidentit të SHBA me Covid-19.
Sipas IRNA, regjisori amerikan i dokumentarëve Michael Moore vuri në dyshim prekjen e Presidentit të SHBA Donald Trump nga Covid-19 dhe në një postim në faqen e tij në Facebook shkroi se Trump nuk heziton as të shfrytëzojë koronavirusin për të forcuar pozitën e tij në zgjedhjet presidenciale. "Trump është një gënjeshtar i palëkundur dhe profesionist," shkroi Michael Moore. Producenti amerikan gjithashtu konfirmoi se Trump po përdor lajmin e infektimit të tij për të ndryshuar debatin e fushatës, veçanërisht pas debatit të parë me rivalin e tij demokrat Joe Biden. "Trump është një huligan dhe ka gënjyer në lidhje me prodhimin e shpejtë të vaksinës kundër Coronas ", shkroi Michael Moore në postim. Presidenti amerikan, Donald Trump, u diagnostikua të enjten me Covid-19 por vetëm tri ditë më vonë, ai mendon se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar. Me një videomesazh nga spitali ushtarak ku po trajtohet për simptomat e koronavirusit të ri, kreu i Shtëpisë së Bardhë falënderoi stafin mjekësor dhe ata që i uruan shërim të shpejtë. Ai tha se pret 48 orët e ardhshme për të mësuar nëse sëmundja do i marrë për mirë apo keq. Trump i dha nuanca propagandistike mesazhit të tij kur tha: “Kur erdha këtu nuk ndjehesha mirë. Kjo që ndodhi u ka ndodhur miliona të tjerëve nëpër botë, dhe tani unë po luftoj edhe për ta. Këtë koronavirus apo sido ta quani, kemi për ta mundur dhe do ta mundim nga themeli.”