Infektimi i Presidentit Trump dëshmi e menaxhimit të dobët të pandemisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100504-infektimi_i_presidentit_trump_dëshmi_e_menaxhimit_të_dobët_të_pandemisë
Presidenti Donald Trump u dërgua në spitalin ushtarak “Walter Reed” si një “masë parandaluese”. Ai pritet të qëndrojë atje për disa ditë, pasi rezultoi pozitiv gjatë testimit për COVID-19.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 04, 2020 16:26 Europe/Tirane
  • Infektimi i Presidentit Trump dëshmi e menaxhimit të dobët të pandemisë

Presidenti Donald Trump u dërgua në spitalin ushtarak “Walter Reed” si një “masë parandaluese”. Ai pritet të qëndrojë atje për disa ditë, pasi rezultoi pozitiv gjatë testimit për COVID-19.

Diagnoza e tij ka ngritur shqetësime të mëtejshme në vend lidhur me zgjedhjet që po afrojnë. Mosha dhe pesha janë faktorë që e vënë Presidentin Donald Trump në një kategori më të rrezikuar nga COVID-19, por megjithatë ekspertët thonë se prognoza nuk mund të parashikohet lehtë. Presidenti është 74-vjeç dhe të dhënat tregojnë se ritmet e shtrimit në spital janë 5 herë më të larta për grupmoshën e tij se sa për 18-29 vjeçarët, sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve. Po ashtu rreziku për vdekje është 90 herë më i lartë. Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows pranoi se shëndeti i presidentit, Donald Trump ishte dukshëm më i keq nga sa ishte njoftuar fillimisht të premten. Ai më tutje ka shtuar se mjekët i kishin rekomanduar presidenti që të shtrohet në spital për shkak të etheve dhe rënies së nivelit të oksigjenit në gjak. Ndërkohë, një sondazh i zhvilluar në SHBA ka zbuluar se 65% e atyre që u përgjigjën besojnë se Presidenti Trump mund të kishte shmangur infeksionin nëse ai do ta kishte marrë koronavirusin më seriozisht. Sondazhi i Ipsos, Reuters, i cili mblodhi përgjigje nga 1,005 të rritur amerikanë, përfshirë 596 votues të mundshëm, gjatë dy ditëve të fundit, gjithashtu zbuloi se më shumë se gjysma (55%) nuk besonin që presidenti po thoshte të vërtetën për virusin,  dhe vetëm 34% besuan se ai ishte. Nga të anketuarit, 57% e amerikanëve thanë se nuk e miratonin përgjigjen e Trump ndaj pandemisë në përgjithësi, me rreth 3 pikë përqindje nga një sondazh që u zhvillua javën e kaluar. Ata gjithashtu duket se janë kryesisht mbështetës të shkurtimit të garës presidenciale të vitit 2020 për të garantuar sigurinë, me 67% në favor të ndalimit të tubimeve të fushatës personale dhe 59% të qëndrimit që debatet presidenciale duhet të shtyhen derisa të rikuperohet Trump. Të martën, Presidenti Trump debatoi me kandidatin demokrat për president Joe Biden, duke vazhduar të minimizojë rëndësinë e maskave. “Unë nuk mbaj maska si ai. Sa herë që e shoh, ai ka një maskë. Ai mund të flasë nga 200 metra larg meje, dhe ai shfaqet me maskën më të madhe që kam parë ndonjëherë“, tha Presidenti Trump gjatë debatit. Diagnoza me COVID-19 e Presidentit Trump ka hedhur zgjedhjet tashmë të trazuara dhe vetëm një muaj larg, në një çrregullim të mëtejshëm, duke çuar në pikëpyetje të tilla si, çfarë mund të ndodhë me dyshen e kandidatëve Trump-Pence nëse gjendja e presidentit do të merrte për keq. Të martën, Presidenti Trump debatoi me kandidatin demokrat për president Joe Biden, duke vazhduar të minimizojë rëndësinë e maskave. “Unë nuk mbaj maska si ai. Sa herë që e shoh, ai ka një maskë. Ai mund të flasë nga 200 metra larg meje, dhe ai shfaqet me maskën më të madhe që kam parë ndonjëherë“, tha Presidenti Trump gjatë debatit. Biden rezultoi negativ në testimin për koronavirusin dhe nuk ka në plan të zvogëlojë fushatën, e cila kryesisht përbëhet nga aktivitete të vogla, në mjedise të jashtme.