Trump ikën në shtëpinë e bardhë, i infektuar me Covid-19
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100532-trump_ikën_në_shtëpinë_e_bardhë_i_infektuar_me_covid_19
Pas pak ditësh i shtruar në spital, Presidenti i SHBA Donald Trump la mjediset e qendrës mjekësore Walter Reed dhe rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ku 74-vjeçari do të vijojë trajtimin nga COVID-19.  I mësuar me daljet e tij si një “show man” Donald Trump u shpreh se ndihej shumë më mirë dhe shumë shpejt do t’i rikthehej fushatës zgjedhore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 06, 2020 05:50 Europe/Tirane
  • Trump ikën në shtëpinë e bardhë, i infektuar me Covid-19

Pas pak ditësh i shtruar në spital, Presidenti i SHBA Donald Trump la mjediset e qendrës mjekësore Walter Reed dhe rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ku 74-vjeçari do të vijojë trajtimin nga COVID-19.  I mësuar me daljet e tij si një “show man” Donald Trump u shpreh se ndihej shumë më mirë dhe shumë shpejt do t’i rikthehej fushatës zgjedhore.

Përpara se të largohej nga spitali, ekipi mjekësor i Trump megjithatë shtoi se presidenti ende nuk e kishte kaluar tërësisht rrezikun. "Ne të gjithë vijojmë të mbetemi optimistë dhe të jemi të vëmendshëm sepse jemi në një territor ku dimë shumë pak gjëra kur bëhet fjalë për një pacient që ka marrë terapitë që në hapat e parë të trajtimit. Pra, ne do të shohim gjatë fundjavës, madje deri të hënën për të parë nëse do të jetë e njëjta situatë apo do të përmirësohet edhe më shumë. Vetëm atëherë do të mund të marrim frymë lirisht”, ka thënë doktori i presidentit amerikan. Sipas të dhënave në SHBA raportohet më shumë se 7.4 milionë të prekur me COVID-19 dhe më shumë se 210.000 viktima. Por duket se Presidenti Trump po shërohet shpejt dhe qëndrimi në spital nuk e ka bindur të jetë më i vëmendshëm dhe të mbajë maskë. 74-vjeçari shpërndau një video në rrjetet sociale duke u shprehur se njerëzit duhet të vazhdojnë jetën e tyre, pa lejuar që virusi t’i dominojë. "Sapo u largova nga qendra Mjekësore Walter Reed dhe është vërtetë diçka e veçantë mjekët, infermierët janë ata të cilët të përgjigjen të parët. Unë kam mësuar shumë rreth koronavirusit dhe diçka është e sigurt, mos e lejoni të fitojë, mos kini frikë prej tij, ne do ta mposhtim” Por kthimi i Presidentit vjen në kohën kur në Shtëpinë e Bardhë është raportuar se një numër i madh i stafit është i infektuar.  Të paktën 13 persona të afërt të 74-vjeçarit kanë rezultuar pozitiv duke e kthyer shtëpinë më të njohur në botë një vatër të COVID-19