Trump me probleme me frymëmarrje pas lirimit nga spitali
Presidenti i Amerikës në videomesazhin e tij të parë nga spitali, e ka përshkruar gjendjen fizike të tij shumë të mirë, mirëpo sipas videos së publikuar, vërehet se ai ka probleme serioze në frymëmarrje.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se në kohën kur Donald Trump, presidenti i Amerikës në videmesazhin e tij të parë nga Shtëpia e Bardhë pas lirimit nga spitali ushtarake, thekson se është në gjendje shumë të mirë, mirëpo disa video të publikuara që tregojnë disa çaste para fjalimit të tij, tregojnë qartë se ai ka probleme serioze me frymëmarrje. Videot e publikuara tregojnë se Trump para se të heqë maskën nga fytyra, ai ka pas probleme serioze në frymëmarrje.
Video në fjalë është shpërndarë shumë shpejtë në rrjetet sociale gjë që tregon se Trump është në gjendje shumë më të vështirë dhe të keqe për shkak të virusit Korona se sa që paraqitet para kamerave. Presidenti i Amerikës ditën e premte u shtrua në një spital ushtarak për shkak të infektimit me virusin Korona, ndërsa ditën e hënë është liruar nga spitali dhe është kthyer në Shtëpinë e Bardhë.