Koronavirusi mund të jetë me ne përgjithmonë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100590-koronavirusi_mund_të_jetë_me_ne_përgjithmonë
Covid-19 mund të jetë përgjithmonë me ne nëse njerëzit vijojnë të ri-infektohen nga virusi. Ky është paralajmërimi i fortë i dy shkencëtarëve britanikë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 08, 2020 16:41 Europe/Tirane
  • Koronavirusi mund të jetë me ne përgjithmonë

Covid-19 mund të jetë përgjithmonë me ne nëse njerëzit vijojnë të ri-infektohen nga virusi. Ky është paralajmërimi i fortë i dy shkencëtarëve britanikë.

Profesor Graeme Ackland, një akademik në Universitetin e Edinburgut, paralajmëroi se do të ishte ‘e tmerrshme’ nëse të mbijetuarit nuk mbrohen nga sëmundja në të ardhmen. E vërteta mbi imunitetin ndaj Covid-19 mbetet një mister sepse patogjeni, i njohur si SARS-CoV-2, ka qenë i njohur  për shkencën për më pak se një vit. Por ekspertët kryesorë besojnë se sëmundja do të ishte më e lehtë nëse një i mbijetuar ri-infektohet, sepse ata ka të ngjarë të kenë një nivel të mbrojtjes, raporton “Daily Mail“. Prandaj, shtrimet në spital dhe vdekjet nuk do të arrinin nivele katastrofike, në teori. Shkencëtarët kanë thënë më parë se virusi do të jetë në qarkullim për dekada, si infeksione të tjera të ngjashme me koronavirusin dhe sëmundjet sezonale. Shkencëtarët nuk e dinë akoma për sa kohë një person është imun ndaj koronavirusit, me disa studime që tregojnë antitrupa – proteina të bëra nga sistemi imunitar për të luftuar një sëmundje në të ardhmen – por që zbehen pas vetëm disa muajsh. Nëse imuniteti është jetëshkurtër, ai prish shpresën për ndërtimin e imunitetit në popullatë, një mënyrë e natyrshme e zhdukjes së virusit. Aktualisht, në botë numërohen 36,515,111 të prekur nga Covid-19, 1,062,306 viktima dhe 27,482,286 të shëruar. Shtetet më të goditura janë SHBA, Indi, Brazili, Rusia, Kolumbia dhe Spanja.