61 përqind e francezëve: Macron arrogant, autoritar dhe dështak
Një anketë e re nga Instituti Elabe në Francë tregoi se shumica e francezëve mendojnë se presidenti Emmanuel Macron dështoi në menaxhimin e krizës së pandemisë COVID-19 në mënyrën që duhej.
Anketa, e publikuar nga BFM TV, njofton se 61 për qind e njerëzve besojnë se Emmanuel Macron nuk e trajtoi krizën në një nivel të duhur. Rezultatet tregojnë se gjashtë në çdo dhjetë njerëz në Francë mendojnë se lideri i tyre nuk bëri hap para gjatë pandemisë së koronavirusit. Instituti Elabe, firmë kërkimore dhe këshilluese, kreu anketën me 1.000 persona në gjithë Francën, të moshës 18 vjeç e më lart. Anketa zbuloi gjithashtu se 65 për qind e popullatës mendojnë se Macron dhe qeveria e tij nuk kanë mësuar sa duhet pasi pandemia fillimisht e bllokoi Francën. Për sa i përket perceptimit të tyre për presidentin, 65 për qind e francezëve e konsiderojnë Macronin si “arrogant” dhe “autoritar”, karakteristika këto mjaft të pandryshuara nga anketat e mëparshme. Ndërkaq, shumë e shohin Macronin më shumë si një president të të pasurve. Po ashtu, vetëm 26 për qind e kanë konsideruar atë “të aftë për të bashkuar francezët”.