Korona e pandalshme në 11 qytete të Gjermanisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100611-korona_e_pandalshme_në_11_qytete_të_gjermanisë
Pas përhapjes së përmasa të mëdha të pandemisë Korona në qytetet e mëdha të Gjermanisë, autoritetet e këtyre qyteteve po bisedojnë me kancelaren e Gjermanisë për të gjetur rrugëzgjidhje për këtë krizë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 09, 2020 12:57 Europe/Tirane
  • Korona e pandalshme në 11 qytete të Gjermanisë

Pas përhapjes së përmasa të mëdha të pandemisë Korona në qytetet e mëdha të Gjermanisë, autoritetet e këtyre qyteteve po bisedojnë me kancelaren e Gjermanisë për të gjetur rrugëzgjidhje për këtë krizë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë nga partia CDU, të premten ka biseduar me 11 kryetar të 11 qyteteve të mëdha të Gjermanisë në lidhje me gjetjen e rrugëve dhe mënyrave për të ndalur shtimin e rasteve të infektuara me virusin Korona. Zëdhënësi i qeverisë së Berlinit ka thënë se kancelarja gjermane në këtë videokonferencë ka diskutuar rreth veprimeve dhe masave të zbatuara për t'u përballur me pandeminë Korona në qytetet e mëdha të Gjermanisë. Statistikat tregojnë se këto qytete janë Berlin, Hamburg, Bremen, Muih, Frankfurt, Koln, Dyseldorf, Dortmund, Sesn, Laibzig dhe Shtutgard. 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ajo dhe kryetarët e 11 qyteteve më të mëdha të Gjermanisë janë pajtuar për të zbatuar masa më të rrepta kundër pandemisë, nëse numri i të infektuarve tejkalon një prag prej 50 rastesh për 100,000 banorë, gjatë një jave.

 

Kufizimet përfshijnë rregulla më të rrepta për mbajtjen e maskave, kufizime në tubimet private dhe rregulla më të rrepta për blerjen e alkoolit, tha Merkel, duke shtuar se përparësia e saj kryesore ishte të shmangte mbylljen e ekonomisë dhe shoqërisë, si në pranverë.

"Ne kemi dëshmuar se mund të qëndrojmë së bashku kundër koronavirusit dhe duhet ta bëjmë atë përsëri", tha Merkel.

Kancelarja gjermane paralajmëroi se vendi mund të humbasë kontrollin e pandemisë së koronavirusit nëse rajonet me shifra të larta të të infektuarve nuk ashpërsojnë masat.

Gjermani ka shënuar rritje të numrit të personave me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore në Gjermani të premten raportuan për 4,516 raste të reja të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 314,660.