Roli destruktiv i Izraelit në konfliktin në Nagorni-Karabak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100618-roli_destruktiv_i_izraelit_në_konfliktin_në_nagorni_karabak
Gjatë një bisede telefonike në 5 tetor me Presidentin armen, Armen Sarkisian, Presidenti izraelit Reuven Rivlin derdhi lot krokodili për të shprehur keqardhjen e tij për shpërthimin e luftës midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në Nagorni-Karabak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 09, 2020 16:39 Europe/Tirane
  • Roli destruktiv i Izraelit në konfliktin në Nagorni-Karabak

Gjatë një bisede telefonike në 5 tetor me Presidentin armen, Armen Sarkisian, Presidenti izraelit Reuven Rivlin derdhi lot krokodili për të shprehur keqardhjen e tij për shpërthimin e luftës midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në Nagorni-Karabak.

Presidenti izraelit kërkoi që Armenia të kthente ambasadorin e saj në Izrael, i cili kohët e fundit u tërhoq në shenjë proteste kundër furnizimit të vazhdueshëm të armëve izraelite në Azerbajxhan. Ambasadori Armen Smbatian u tërhoq në Jerevan dy javë pas përurimit të Ambasadës Armene në Tel Aviv në prani të një zyrtari të lartë nga Ministria e Jashtme e Izraelit. Presidenti izraelit Rivlin me hipokrizi "shprehu trishtimin e tij" për luftimet në Karabak dhe humbjet që rezultuan. Ai shtoi se Izraeli ka marrëdhënie të gjata me Azerbajxhanin dhe se bashkëpunimi midis të dy palëve nuk po dëmton asnjë palë tjetër, njoftoi gazeta izraelite The Jerusalem Post. Nga ana e tij, Sarkisian dënoi furnizimet izraelite të armëve për Azerbajxhanin , duke paralajmëruar se ato "mund të minojnë seriozisht marrëdhëniet midis Jerevanit dhe Tel Avivit. Për shkak të mosmarrëveshjeve serioze midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, këto dy vende kanë qenë të etura për të blerë armë në mënyrë që të mbizotërojnë njëri-tjetrin. Në vitin 2016, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliev konfirmoi se vendi i tij kishte shpenzuar 4.85 miliardë dollarë për blerjen e pajisjeve ushtarake nga Izraeli. Sipas të dhënave nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes në Stokholm (Sipri), Izraeli ka qenë furnizuesi më i madh i armëve në Azerbajxhan për pesë vitet e fundit. "Azerbajxhani është një vend i rëndësishëm për ne," konfirmon Efraim Inbar, president i Institutit të Jerusalemit për Strategji dhe Siguri. "Ne gjithmonë përpiqemi të jemi një furnizues i mirë edhe në kohë tensioni, për shembull ne e furnizuam Indinë gjatë luftës me Pakistanin," shton ai. Izraeli dhe Republika e Azerbajxhanit vendosën marrëdhënie diplomatike në Prill 1992 dhe në vitin 1993, Izraeli hapi ambasadën e tij në kryeqytetin e Azerbajxhanit. Që nga ajo kohë, marrëdhëniet janë ruajtur dhe madje janë thelluar, siç ilustrohet nga vizita e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Baku në vitin 2016. Në të njëjtin vit, Netanjahu tha se Republika e Azerbajxhanit kishte blerë 5 miliardë $ armë izraelite duke përfshirë dronët dhe sistemet satelitore. Izraeli dhe Republika e Azerbajxhanit përfitojnë nga marrëveshjet e sigurisë dhe importit dhe Izraeli furnizon 60% të armëve të përdorura nga trupat azerbajxhanase, ndërsa Baku siguron një sasi të madhe të karburantit natyror për entitetin sionist. Presidenti izraelit me hipokrizi shprehu keqardhjen e tij për konfliktin e ndezur në Nagorni-Karabak ndërsa regjimi sionist ka krijuar një aleancë strategjike me Republikën e Azerbajxhanit. Regjimi i Tel Avivit po i fryn të nxehtit dhe të ftohtit në konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Kjo lëvizje mashtruese nga entiteti sionist që kërkon të përçajë dhe sundojë nuk është një gjë e re.