Shtohen rastet e të prekurve me virusin korona në botë
Rreth 338 mijë raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në mbarë botën në vetëm 24 orët e fundit.
Ky është rekordi më i ri i vendosur së fundmi që nga fillimi i pandemisë, duke kaluar të gjitha nivelet e pritshmërive. Lajmi u bë i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar. Sakaq rekordin më parë e mbante data 2 tetor, kur u regjistruan rreth 330 mijë infeksione në 24 orë, teksa vdekjet kapën shifrën e 5514 vdekjeve. Ndëkrohë në Iran Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë deklaroi se deri më tani janë regjistruar 492.378 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 210 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 28.098 persona. Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, të enjten në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 4.142 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 492.378 persona”. Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 210 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 28.098 persona”. Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 401.379 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 4.392 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”. Ajo theksoi: “Deri më tani në Iran janë kryer 4.257.766 analiza për diagnostikimin e virusit Korona”.