Holanda thekson formimin e shtetit të pavarur palestinez
Ministri i punëve të jashtme të Holandës ka theksuar mbështetjen e vendit të tij ndaj formimit të shtetit të pavarur palestinez.
Agjencia e lajmeve Vefa e Palestinës njoftoi se në mbledhjen pyetje-përgjigje me praninë e Stiv Blook dhe Sagard Kag, ministrave të punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme të Holandës, e cila u organizua nga një deputet e ekstremit të djathtë në Parlamentin e Holandës, është theksuar qëndrimi i pandryshuar i Holandës për të mbështetur formimin e shtetit të pavarur të Palestinës.
Ministrat e punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme të Holandës kanë theksuar se mbështetja e Holandës ndaj organeve dhe institucioneve palestineze është pjesë e obligimeve të Holandës për të ndihmuar arritjen deri në një rrugëzgjidhje për formimin e dy shteteve në bazë të të cilës shteti i pavarur palestinez formohet në kufijtë e vitit 1967.
Në muajin korrik në Parlamentin e Holandës është miratuar projektrezoluta për mbështetjen e Palestinës. Në bazë të këtij plani, qeveria e Holandës vendimin e Izraelit për aneksimin e tokave palestineze në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan e konsideron shkelje të të drejtave dhe ligjeve ndërkombëtare dhe ky plan kërkon nga qeveria e Holandës dhe nga Bashkimi Evropian të marrin masa ndëshkuese kundër regjimit sionist në rast të përpjekjes për zbatimin e kësaj politike izraelite.