Parada ushtarake, Koreja e Veriut tregon forcën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100640-parada_ushtarake_koreja_e_veriut_tregon_forcën
Koreja e Veriut mbajti një paradë ushtarake për të treguar epërsinë e vet përballë botës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 10, 2020 19:41 Europe/Tirane
  • Parada ushtarake, Koreja e Veriut tregon forcën

Koreja e Veriut mbajti një paradë ushtarake për të treguar epërsinë e vet përballë botës.

Partia e Punës në pushtet festoi të shtunën 75-vjetorin e themelimit, me parakalimin e formacioneve këmbësore, me shfaqjen e arsenalit luftarak dhe raketor përpara qytetarëve të mbledhur pa maska e pa respektuar distancat, edhe pse në kohë pandemie. Fjalimin e tij me këtë rast, udhëheqësi i vendit, Kim Xhong-un, e fokusoi te sfidat që po kalon vendi, përballja me koronavirusin, me katastrofat natyrore dhe me sanksionet ekonomike të Amerikës për shkak se vendi nuk heq dorë nga programi i armatimit bërthamor. Lideri i Koresë së Veriut ka prezantuar një raketë të re gjigande bërthamore në paradën ushtarake në Penian ndërsa gjithashtu u shpreh krenar se vendi i tij ka zero raste me Covid-19. Kulmi i paradës ishte prezantimi i raketës së re bërthamore, e cila transportohej nga një mjet me 11 akse rrotash dhe është nga raketat më të mëdha interkontinentale të botës. Në paradë u shfaq gjithashtu raketa Hwasong-15, më e madhja e rangut të largët e testuar nga Koreja e Veriut.