Trump nuk rrezikon të infektojë të tjerët me COVID-19
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100666-trump_nuk_rrezikon_të_infektojë_të_tjerët_me_covid_19
Bazuar në deklaratën e mjekut të Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, presidenti Donald Trump, nuk rrezikon ta transmetojë coronavirusin tek të tjerët.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 11, 2020 17:28 Europe/Tirane
  • Trump nuk rrezikon të infektojë të tjerët me COVID-19

Bazuar në deklaratën e mjekut të Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, presidenti Donald Trump, nuk rrezikon ta transmetojë coronavirusin tek të tjerët.

Ka pasur shqetësime që Trump do të mund të infektonte të tjerët pas qëndrimit tre-ditor në spitalin ushtarak. Në anën tjetër deklarata e Conleyt nuk thotë që presidenti amerikan ka rezultuar negativ në testin e COVID-19. Trump në më pak se një muaj do të përballet me kundërshtarin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA-së. Gjatë ditës së djeshme u raportua që debati i dytë presidencial ishte anuluar zyrtarisht, bazuar në deklaratën e komisionit jopartiak për Debatet Presidenciale, ku thuhej se aktiviteti i 15 tetorit nuk do të mbahej.