Përkeqësohet gjendja fizike e Shejkh Zakzaki dhe gruas së tij
(last modified Mon, 12 Oct 2020 13:58:04 GMT )
Tetor 12, 2020 15:58 Europe/Tirane
  • Përkeqësohet gjendja fizike e Shejkh Zakzaki dhe gruas së tij

Vajza e liderit të Lëvizjes Islamike të Nigerisë i cili po mbahet akoma i burgosur, ka thënë se gjendja shëndetësore e babait dhe nënës së saj, është përkeqësuar shumë për shkak se janë privuar nga shërbimet mjekësore.

Suhejla Zakzaki, vjaza e Shejkh Ibrahim Zakzaki, liderit të Lëvizjes Islamike të Nigerisë, ka njoftuar për përkeqësimin e gjendjes fizike të babait dhe nënës së saj për shkak të neglizhencës mjekësore dhe ka thënë: "Babai dhe nëna ime kanë qenë të plagosur të dytë atëherë kur janë arrestuar dhe tani për shkak të privimit nga shërbimet mjekësore, gjendja e tyre është përkeqësuar shumë".

Sipas faqes informative "Al-Maluma", Suhejla Zakzaki ka shtuar: "Shejkh Ibrahim Zakzaki në burg dy herë ka pësuar infarkt në tru dhe po vuan gjithashtu nga helmimi i gjakut për shkak se plumbi i ka mbetur akoma në trup. Ndërsa nëna ime është plagosur me pesë plumba dhe duhej t'i nënshtrohej një operacioni kirurgjik, por autoritet nigeriane nuk i kanë lejuar asaj që të operohet dhe tani ajo po vuan edhe nga një dhimbje e madhe në zemër".

Vlen të theksohet se Shejkh Ibrahim Zakzaki pesë vite më parë me sulmin e forcave ushtarake dhe policore në shtëpinë e tij në shtetin Kaduna në veri të Nigerisë, është arrestuar, ndërsa gjatë atij sulmi janë vrarë dhe plagosur shumë persona nga familja e tij dhe nga myslimanët shiitë të këtij vendi.

Tags