Fauci: Imuniteti i Trump ndaj Koronas është i përkohshëm
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100706-fauci_imuniteti_i_trump_ndaj_koronas_është_i_përkohshëm
Drejtori i Institutit Kombëtar të Pandemive të Amerikës ka paralajmëruar se presidenti i Amerikës ka vetëm imunitet të përkohshëm përball virusit Korona, mirëpo akoma duhet të përdorë maskën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 13, 2020 13:49 Europe/Tirane
  • Fauci: Imuniteti i Trump ndaj Koronas është i përkohshëm

Drejtori i Institutit Kombëtar të Pandemive të Amerikës ka paralajmëruar se presidenti i Amerikës ka vetëm imunitet të përkohshëm përball virusit Korona, mirëpo akoma duhet të përdorë maskën.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Pandemive në Amerikë (NIAID), deklaroi: "Donald Trump akoma duhet të përdorë maskën dhe duhet të kujdeset disa herë më shumë për arsye se ekziston mundësia që ai përsëri të infektohet me virusin Korona".

Këto deklarata të Fauci janë bërë në kohën kur mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Conley ditën e hënë me anë të një deklarate, pretendoi se Trump ka dal negativ në testin e Koronas.

Pavarësisht kësaj, presidenti i SHBA Donald Trump, rinisi turneun elektoral në Florida për tubimin e tij të parë zyrtar që nga kontraktimi i koronavirusit.

“Po shkoj në Florida. Turmë e madhe!”, shkroi presidenti në Twitter, ndërsa u nis për në këtë shtet, një fushë kryesore beteje në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Fotot treguan presidentin pa maskë, ndërsa hipi në avionin e tij në Uashington.

Megjithëse Trumpit i lejohet për të zhvilluar takime elektorale, udhëzimet tregojnë se ai mund të ketë nevojë të qëndrojë në izolim për t’u siguruar që nuk e përhap koronavirusin.