Pekini: Amerika ka rënë nga pozita e superfuqisë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës në konferencën e tij për shtyp ka thënë se Amerika me daljen nga marrëveshja bërthamore dhe nga traktatet e tjera ndërkombëtare, jo vetëm që synon të ndjekë ambicie të njëanshme politike, por duke humbur aleatet e saj, ka rënë edhe nga pozita e superfuqisë.
Faqja informative e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës njoftoi se Zhao Lixhian, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, në konferencën e tij për shtyp, deklaroi: "Ashtu siç kanë thënë 50 hulumtues të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme nga universitetet amerikane si "Harward" dhe "Georg Town" në një deklaratë të përbashkët që politika e jashtme e qeverisë amerikane ndodhet në prag të disfatës, gjithashtu vërtetohet se ky shtet ka larguar aleatët e tij dhe qëndrimet e këtij shteti në disa çështje siç është programi atomik i Iranit dhe marrëveshja bërthamore, pandemia Covid-10, ndryshimet klimatike dhe kriza në Gadishullin Korean etj., janë duke u dobësuar dhe ky vend po shkon duke u izoluar sepse qëndrimet e Uashingtonit po shkaktojnë destabilitet, pasiguri, dhimbje dhe vuajtje për tërë njerëzimin".
Ai shtoi: "Jo vetëm në Amerikë, por edhe në të gjithë botën duke përfshirë edhe në mes partnerëve dhe aleatëve të Amerikës, në nivel të gjerë është krijuar kjo bindje se sot Amerika në asnjë mënyrë më nuk duket si një superfuqi e botës. Ajo çfarë po pretendon Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit si vendet e botës janë të interesuara për të ndjek politikat e Amerikës, është në kundërshtim të plotë me realitetet ekzistuese dhe me bindjen e të tjerëve. Ashtu sikur që ka shkruar gazeta amerikane "Washington Post", dëshira e sekretarit amerikan të shtetit për të vë dorë në politikën e jashtme të vendit të tij që është thjesht vetëm për shkak të ambicieve politike të vetë atij sekretarit, ka shkaktuar dëmin më të madh dhe më serioz në diplomacinë e Amerikës gjatë dekadave të kaluara. Amerikanët duke propaganduar idenë "Amerika e Para", kanë filluar të ndjekë një politikë të njëanshme dhe arrogante në nivel të botës duke dalë nga traktatet ndërkombëtare shumëpalëshe dhe duke treguar më shumë interesim për vendosjen e sanksioneve ndaj vendeve të tjera".