Turqia do t’i japë Greqisë përgjigjen e merituar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100739-turqia_do_t’i_japë_greqisë_përgjigjen_e_merituar
“Turqia do t’i japë Greqisë “përgjigjen e merituar” pas mosmarrëveshjes për kufijtë detarë në Mesdheun lindor”, tha sot Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 14, 2020 20:01 Europe/Tirane
  • Turqia do t’i japë Greqisë përgjigjen e merituar

“Turqia do t’i japë Greqisë “përgjigjen e merituar” pas mosmarrëveshjes për kufijtë detarë në Mesdheun lindor”, tha sot Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Anija turke Oruc Reis ka rifilluar kërkimin e gazit natyror në ishujt grekë, tha Ankaraja zyrtare më herët, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund veprimtarive të tilla. “Pjesa greke e administratës qipriote që nuk përmbushi premtimin e dhënë nga Bashkimi Evropian (BE) dhe NATO do të marrë përgjigjen e merituar në terren,” tha Erdogan. Ai tha në një fjalim në parlamentin turk se Turqia do të dërgojë një anije tjetër në ujërat e diskutueshme. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, të cilat janë aleate të Turqisë dhe Greqisë në NATO, e përshkruan misionin e kërkimit të gazit si një provokim dhe i kërkuan Ankarasë të tërhiqte anijen. Turqia i ka injoruar thirrjet nga bashkësia ndërkombëtare.