Presidenti kinez u drejtohet ushtarëve: Përgatituni për luftë!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100740-presidenti_kinez_u_drejtohet_ushtarëve_përgatituni_për_luftë!
Presidenti kinez, Xi Jinping vizitoi një bazë ushtarake në provincën jugore të Guangdong dhe u bëri thirrje trupave për të investuar “tërë energjinë e tyre në përgatitje për luftë”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 14, 2020 16:32 Europe/Tirane
  • Presidenti kinez u drejtohet ushtarëve: Përgatituni për luftë!

Presidenti kinez, Xi Jinping vizitoi një bazë ushtarake në provincën jugore të Guangdong dhe u bëri thirrje trupave për të investuar “tërë energjinë e tyre në përgatitje për luftë”.

Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, Presidenti kinez u tha ushtarëve “të jenë në gatishmëri të lartë” dhe u bëri thirrje atyre që të jenë “absolutisht besnikë, të pastër dhe të besueshëm”. Vizita ushtarake vijoi ndërsa tensionet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mbeten në pikën më të lartë në dekadat e fundit dhe mosmarrëveshjet mbi Tajvanin dhe pandeminë e coronavirusit krijojnë ndarje të mprehta midis Uashingtonit dhe Pekinit. Shtëpia e Bardhë njoftoi më parë se synon t’i shesë tre kontigjente armësh Tajvanit, por tani për tani pritet miratimi i Kongresit Amerikan. Në një përgjigje nga Pekini, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian i bëri thirrje Uashingtonit që “menjëherë të anulojë të gjitha planet për t’i shitur armë Tajvanit” dhe të ndërpresë të gjitha “lidhjet ushtarake me këtë vend”. Autoritetet e Pekinit këmbëngulin se ishulli vetëqeverisës i Tajvanit është pjesë integrale e territorit të Kinës.