Djali i çiftit presidencial infektohet me Covid-19
Në një mesazh të publikuar në ueb-faqen e Shtëpisë së Bardhë, Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump tha testimi i ri ka rezultuar negativi për coronavirusin.
Por djali i saj, Barron, 14 vjeç, doli pozitiv sa i përket pandemisë së njohur më mirë si COVID-19. “Natyrisht, mendja ime shkoi menjëherë tek djali ynë”, shkruan ajo pas diagnozës së saj dhe presidentit, Donald Trump, raporton CNN. Barron fillimisht doli negativ, por sërish u testua dhe doli pozitiv. Ajo tha se Barron nuk kishte “asnjë simptomë”. Sa i përket simptomave të saj, Melania Trump tha se ato ishin “minimale, megjithëse më goditën të gjitha menjëherë”. Zonja e Parë tha se kishte dhimbje trupi, kollë, dhimbje koke dhe ishte jashtëzakonisht e lodhur. Ndërkohë, presidenti Donald Trump kishte deklaruar se e ka kaluar coronavirusin, por një gjë të tillë nuk e kanë konfirmuar mjekët e presidentit amerikan.