Iranofobia e Pompeos për të justifikuar shitjet e armëve regjimit saudit
Për të justifikuar shitjen e miliarda dollarë armë amerikane në Arabinë Saudite, Sekretari i Shtetit i SHBA përsëriti pretendimet e tij të mëparshme kundër Iranit.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo të Mërkurën në një takim në Uashington me Ministrin e Jashtëm Saudit Faisal bin Farhan, duke iu referuar mbështetjes së SHBA për shitjet e armëve Arabisë Saudite, pretendoi se Irani kërcënon sigurinë e rajonit dhe të Arabisë Saudite dhe mbështet luftëtarët Huthi në Jemen. Pompeo pretendoi se raketat balistike të hedhura në objektet e naftës së Arabisë Saudite ishin nga Irani dhe se teknologjia e përdorur në dronët e Ansarullahut të Jemenit gjithashtu e kishte origjinën në Teheran. Sekretari amerikan i Shtetit gjithashtu iu referua marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit me regjimin sionist dhe shprehu shpresën se edhe Arabia Saudite do të bashkohej me këtë proces. Pompeo në një konferencë shtypi të Mërkurën gjithashtu pohoi se politika e "presionit maksimal" mbi Iranin e kishte ndërprerë qasjen e Teheranit në burime financiare.