Macron e quan "terrorist" sulmin me thikë ndaj mësuesit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100802-macron_e_quan_terrorist_sulmin_me_thikë_ndaj_mësuesit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka quajtur “sulm terrorist” vrasjen e një mësuesi në periferi të Parisit, ndërsa mësuesin e vrarë viktimë të terrorizmit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 17, 2020 13:52 Europe/Tirane
  • Macron e quan

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka quajtur “sulm terrorist” vrasjen e një mësuesi në periferi të Parisit, ndërsa mësuesin e vrarë viktimë të terrorizmit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Emmanuel Macron, presidenti i Francës, gjatë vizitës që zhvilloi në vendin e kryerjes së sulmit me thikë të premtën pasdiute në periferi të Parisit, ka deklaruar: "Ky person në realitet është bërë viktim e një sulmi terrorist". 

Policia e Francës të premten ka njoftuar për një sulm me thikë në qytetin e Parisit, kryeqytetit të Francës. 

Policia franceze ka deklaruzar se një person i panjohur ka sulmuar me thikë një person në priferi të Parisit dhe e ka vrarë atë. 

Vlen të theksohet se gjatë muajve të fundit sulmet me thikë dhe me armë të tjera të ftohta janë shndërruar në një prej metodave të sulmeve të grupeve terroriste në Evropë. 

Shtetet evropiane siç është Franca nuk kanë kursyer kurrfçfarë ndihme për grupet terroriste në rajonin e Azisë Perëndimore sidomos për të ndihmuar terroristët në Siri, ndërsa tani po përballen me krizën ekthimit të pjesëtarëve evropianë të grupeve terroriste si ISIS dhe kryerjen e sulmeve terroriste nga ata.