Mungesa buxhetore e Amerikës shënon rekord të ri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100809-mungesa_buxhetore_e_amerikës_shënon_rekord_të_ri
Departamenti Amerikan i Thesarit ditën e premte ka deklaruar se mungesa buxhetore e qeverisë federale të këtij vendi në vitin financiar 2020, ka qenë mbi 3.1 trilion dollarë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 17, 2020 14:47 Europe/Tirane
  • Mungesa buxhetore e Amerikës shënon rekord të ri

Departamenti Amerikan i Thesarit ditën e premte ka deklaruar se mungesa buxhetore e qeverisë federale të këtij vendi në vitin financiar 2020, ka qenë mbi 3.1 trilion dollarë.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se ky nivel i mungesës buxhetore është i paparë në historinë e Amerikës.

Rekordi më i lartë i mëparshëm në mungesën buxhetore ishte regjistruar me 1.4 trilion dollarë në vitin 2009 duke shënuar një krizë të madh ekonomike në Amerikë.

Vlen të theksohet se viti financiar i Amerikës kryesisht është nga fillimi i tetorit deri më 30 shtator të vitit tjetër.

Mungesa e lartë buxhetore në Amerikës është shënuar në kohën kur me përhapjen e virusit Korona, shumë biznese në këtë vend kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Që nga fillimi i përhapjes së virusit Korona në Amerikë, janë mbyllur me mijëra kompani dhe fabrika në këtë vend. Statistikat e Departamentit Amerikan të Punës tregojnë se deri në fund të vitit 2020, rreth 50 milionë amerikanë do të mbesin pa punë.