Kanadaja vendos embargo armësh ndaj Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100814-kanadaja_vendos_embargo_armësh_ndaj_turqisë
Ditët e fundit kanë dalë prova në media se në konfliktin e armatosur në Kaukaz janë përdorur dronë kanadezë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 17, 2020 16:11 Europe/Tirane
  • Kanadaja vendos embargo armësh ndaj Turqisë

Ditët e fundit kanë dalë prova në media se në konfliktin e armatosur në Kaukaz janë përdorur dronë kanadezë.

Grupi kanadez i kontrollit të armatimit ‘Project Ploughshares’ tha përmes një deklarate se në bazë të videove të shpërndara nga ushtria e Azerbajxhanit duket qartë përdorimi i sistemeve të telekomanduara të shënjestrimit të prodhuara nga firma kanadeze ‘Harris Technologies Inc’. Në një reagim Ankaraja tha se po i qëndron pranë një aleati në konfliktin në Nagorno-Karabakh. Pakënaqësinë për veprimin e Kanadasë, presidenti turk Tayip Erdogan ia shprehu kryeministrit Justin Trudeau. Sipas një deklarate të zyrës së Erdoganit, veprimi i Kanadasë nuk shkonte në një linjë me frymën e bashkëpunimit brenda aleancës. “Gjatë telefonatës, Presidenti Tayyip Erdogan tha se vendimi i Kanadasë për të pezulluar eksportin e disa pajisjeve ushtarake për shkak të konfliktit Azerbajxhan –Armeni … shkon kundër frymës së aleancës,” thuhet në njoftimin e presidencës. Ministria e Jashtme e Turqisë e akuzoi Kanadanë gjithashtu për standarde të dyfishta. Eksportet ushtarake të Turqisë në Azerbajxhan janë gjashtëfishuar këtë vit, sidomos me shitjen e avionëve të telekomanduar. Vetëm muajin e kaluar Turqia i shiti Azerbajxhanit pajisje me vlerë 77 milionë dollarë.