Bolivi, kandidati i mbështetur nga Morales fiton në zgjedhjet presidenciale
"Lucho do të jetë presidenti ynë. Ai do të kontribuojë në atdheun tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik, politik dhe shoqëror, veçanërisht në rritjen ekonomike", tha Morales nga Argjentina, ku ai jeton në ekzil që nga viti 2019.
Rezultatet paraprake tregojnë se kandidati i krahut të majt bolivian, Luis Arce, një kandidat i partisë së ish-presidentit Evo Morales, fitoi presidencën e vendit të Amerikës së Jugut duke grumbulluar 52 për qind të votave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke u bazuar në sistemin e numërimit të votave të partisë Lëvizja për Socializëm (MAS), Morales njoftoi se Arce do të jetë presidenti i ardhshëm i kombit bolivian.
"Vëllezër të Bolivisë në Botë, Lucho do të jetë presidenti ynë. Ai do të kontribuojë në atdheun tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik, politik dhe shoqëror, veçanërisht në rritjen ekonomike. Në distancë, unë dua t'u dërgoj urimet e mia më të sinqerta vëllezërve të mi Lucho dhe David", tha Morales në një konferencë për media në Buenos Aires të Argjentinës, ku ai jeton në ekzil që nga viti 2019.
Përveç Arce-s dhe partnerit të tij në garë, kandidatit për nënkryetar, David Choquehuanca, Morales po ashtu uroi ligjvënësit e sapozgjedhur, si dhe lëvizjet shoqërore dhe mbështetësit e MAS-it, duke i falënderuar ata për angazhimin e tyre.