Bashkëshortja e Macron futet në karantinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100868-bashkëshortja_e_macron_futet_në_karantinë
Brigitte Macron, bashkëshortja e presidentit francez Emmanuel Macron, është futur në karantinë për shkak të kontaktit me një person të infektuar me virusin Korona.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 20, 2020 09:07 Europe/Tirane
  • Bashkëshortja e Macron futet në karantinë

Brigitte Macron, bashkëshortja e presidentit francez Emmanuel Macron, është futur në karantinë për shkak të kontaktit me një person të infektuar me virusin Korona.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, zyra e Presidentit të Francës të hënën në mbrëmje njoftoi se "Brigitte Macron" do të futet në karantinë për shtatë ditë në përputhje me rekomandimet e zyrtarëve shëndetësorë. Sipas zyrës së Macron, bashkëshortja e Presidentit të Francës të enjten e kaluar ishte takuar me një person me virusin Korona. Brigitte Macron nuk ka asnjë simptomë të koronavirusit për momentin. Në Francë, e cila ditët e fundit ka hasur në një rekord të ri në statistikat e koronavirusit, shteti vendosi ndalimqarkullimin që nga e Shtuna në 12 qytete të mëdha, përfshirë Parisin. Gati 20 milion francezë janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi nga ora 21:00 deri në 6 të mëngjesit për të frenuar valën e dytë të koronës. Sipas qeverisë franceze  deri më tani, 910,277 njerëz në Francë janë infektuar me koronavirus, nga të cilët 33,623 njerëz humbën jetën.