Masa të reja kundër Covid-19
Ndërsa numri i të infektuarve në botë i ka kaluar 40 milionë raste SHBA, Brazili dhe India janë shtetet me numrin më të lartë të viktimave. Shumë shtetet evropiane kanë ndërmarrë masa për të parandaluar ashpërsimin e pandemisë.
Irlanda është një tjetër shtet, i cili i bashkohet listës së vendeve që ashpërsojnë masat anti-COVID-19. Madje ky shtet kalon në nivelin më të lartë të emergjencës, të ngjashëm me bllokim e muajit Mars. Duke nisur nga mesnata e së mërkurës për 6 javë njerëzit do të mund të dalin vetëm 5 km larg shtëpisë. Dyqanet jo të nevojshme dhe parukeritë do të mbyllen. Baret dhe restorantet do të ofrojnë vetëm shërbimin që mund të merret me vete. Autoritetet bën me dije se masa të tilla do të jenë të vështira të përballohen për shumë njerëz. Edhe Uellsi njoftoi se duke nisur nga e premtja deri në 9 nëntor do të ketë një bllokim kombëtar. Qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpi. Baret, restorantet dhe hotelet janë bizneset që duhet të mbyllen. “Nëse nuk veprojmë tani numri i të prekurve do të rritet dhe do të jetë një rrezik i vërtetë, spitalet tona mund të mbingarkohen”, është shprehur Mark Drakeford, kryeministër i Uellsit. Belgjika gjithashtu ka mbyllur baret dhe restorantet dhe autoritetet paralajmëruan se po përballen me një vale të fortë të të infektuarve. Në Slloveni është marrë vendimi se pas orës 21:00 askush nuk mund të dalë në rrugë apo vende publike. Policia dhe autoritetet shëndetësore do të jenë duke monitoruar situatën dhe personat që shkelin vendimin do të penalizohen. Italia, Franca, Gjermania, Polonia, Çekia janë ndër shtetet që kanë rikthyer shumë ndër masat kufizuese ndërsa të tjera vende po raportojnë për rritje të të infektuarve me coronavirus.