Clinton: Shumica e republikanëve të Amerikës kërkon largimin e Trump
(last modified Mon, 26 Oct 2020 13:31:38 GMT )
Tetor 26, 2020 14:31 Europe/Tirane
  • Clinton: Shumica e republikanëve të Amerikës kërkon largimin e Trump

Ish-sekretarja amerikane e shtetit ka thënë se edhe shumica e republikanëve dëshirojnë që presidenti i këtij vendi të largohet nga Shtëpia e Bardhë, mirëpo nuk mund të deklarojnë në mënyrë të hapur këtë çështjeje.  

Hillary Clinton ditën e diele në një intervistë me gazetën “New York Times” vuri në dukje mandatin e parë presidencial të Donald Trump dhe ka thënë: “Edhe shumica e republikanëve dëshirojnë t’i japin fund kësaj periudhe të keqe presidenciale. Natyrisht ne nuk mund të pranojnë fitoren e Trump edhe për katër vitet e ardhshme”.

Në kohën kur kanë mbetu më pak se tetë ditë deri në zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, shumica e sondazheve flasin për fitoren e Joe Biden, kandidatin e demokratëve ndaj rivalit të tij republikan. Sipas këtyre sondazheve, vetëm 45% e amerikanëve mbështesin Trump.

 

Tags