Bota islame, protesta dhe bojkot kundër Francës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101030-bota_islame_protesta_dhe_bojkot_kundër_francës
Deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron për t’i shpallur luftë separatizmit islamik në Francë kanë acaruar raportet diplomatike me vendet me shumicë myslimane.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 26, 2020 19:51 Europe/Tirane
  • Bota islame, protesta dhe bojkot kundër Francës

Deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron për t’i shpallur luftë separatizmit islamik në Francë kanë acaruar raportet diplomatike me vendet me shumicë myslimane.

Zyrtarisht por edhe institucionalisht, aktorë politikë dhe shoqata në shtetet si Algjeria, Maroku, Iraku, Turqia, Libia apo Siria, denoncuan vendimin e kreut të shtetit dhe të medieve për të ripublikuar karikaturat fyese të Profetit Muhamed (savs) dhe për t’i projektuar ato në fasadat e godinave. Makroni pretendoi se feja islame është në krizë kudo dhe se në Francë duhet ndërhyrë për ta çliruar atë nga influencat e huaja, për të mbikëqyrur xhamitë dhe shoqatat që e predikojnë dhe për të rregulluar me ligj kufizimin e besimit në shkolla dhe në zyrat publike. Të dielën dhe të hënën nga Magrebi në Lindjen e Mesme u mbajtën manifestime kundër Francës, ndërsa rrjetet sociale shpërthyen me mesazhe kundër shërbimit të produkteve franceze në dyqane. Produktet franceze janë hequr nga dyqanet në Kuvajt, Jordani dhe Katar, si protestë ndaj qëndrimeve të presidentit francez, Emmanuel Macron. Edhe Presidenti turk Tayyip Erdogan të hënën u bëri thirrje qytetarëve turq që të mos blejnë kurrë mallra franceze. Gjithashtu ai u kërkoi udhëheqësve të Bashkimit Europian të ndalnin axhendën e “anti-Islamit” të udhëheqësit francez Emmanuel Macron. “Ashtu si ata thonë mos blini mallra me markën turke në Francë, unë po u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mi të mos ndihmojnë kurrë markat franceze ose t’i blejnë ato,” – tha Erdogan.