Korona dhe perspektiva pesimiste për ekonominë botërore
Epidemia e korona virusit ka përmbysur mundësitë e fitores mbi varfërinë dhe pabarazitë e thella sociale.
Sipas ekonomistëve, nëse vendet nuk punojnë së bashku për të zgjidhur krizën aktuale që ka errësuar të ardhmen e ekonomisë botërore, bota mund të kthehet në gjendjen e mjerueshme të ekonomisë së vitit 1900. Rimëkëmbja e ekonomisë botërore nga kriza e Koronës pritet të zgjasë më shumë sesa pritej. "Është shumë e vështirë të arrihet niveli ekonomik para krizës së koronës dhe këtë vit situata ekonomike të përmirësohet, ose të ndodhë vitin e ardhshëm," tha Christine Swing, CEO i Deutsche Bank. Pas shpërthimit të sëmundjes së koronavirusit, shumica e ekonomive kryesore të botës u përballën me shumë probleme. Sipas statistikave zyrtare nga qeveria Australiane, ekonomia Australiane në tremujorin e dytë të vitit 2020 pas 28 vitesh ra me 7% dhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ekonomia Australiane ka përjetuar rritje negative. Sipas Agjencisë së Lajmeve Kyodo, korona gjithashtu kishte një ndikim negativ në ekonominë japoneze si ekonomia e tretë më e madhe në botë, kështu që sipas të dhënave dhe statistikave nga qeveria japoneze, norma vjetore e PBB-së në tremujorin e dytë të vitit 2020 ra me 27.8%. Të dhënat paraprake zyrtare për Singaporin tregojnë gjithashtu se ekonomia e vendit u tkurr me 12.6% në tremujorin e dytë të vitit 2020, hera e parë që nga kriza ekonomike globale e vitit 2008 që Singapori I quajtur "ylli i ndritshëm i Azisë" po përjeton një recesion. Indonezia, një tjetër vend i njohur më parë si ekonomia më e madhe e Azisë Juglindore, gjithashtu ka hasur në shumë probleme nga virusi Korona. Sipas bankës qendrore, prodhimi i brendshëm bruto i Indonezisë ra më 5.32 përqind në tremujorin e dytë të këtij viti, që është niveli më i ulët që nga tremujori i dytë i vitit 1999. Rezultati i shpërthimit të koronas ishte shkatërrues; Ajo që filloi si një krizë shëndetësore shpejt u kthye në një katastrofë ekonomike të paparë; Kjo bëri që bashkësia botërore të dëshmonte recesionin më të madh në gati një shekull.