Policia vret një tjetër afro-amerikan, trazira në Filadelfia
Qyteti i Filadelfias, Pensilvani, ishte skena e protestave dhe përplasjeve me policinë natën midis të hënës dhe të martës, në të cilën dhjetëra oficerë policie u plagosën pas vdekjes së një afro-amerikan që u vra nga forcat e policisë.
Të shtënat fatale të policisë ndaj të riut shkaktuan më pas një valë protestash që zgjati për disa orë dhe solli dëme të shumta materiale. Përhapja e dhunës u shkaktua nga vdekja e 27-vjeçarit, Walter Wallace Jr, të hënën pasdite në lagjen West Philadelphia, i cili u vra nga dy oficerë policie që qëlluan disa të shtëna në drejtim të tij, megjithëse nuk ishin përbënte rrezik, sipas një video që qarkullon në rrjetet sociale, raporton CNN. Oficerët e policisë shkuan në vendngjarje pas një telefonate në të cilën u raportua se i riu kishte një thikë. “Wallace Jr refuzoi të hidhte thikën pavarësisht thirrjeve nga policia”, tha Eric Grip, një zëdhënës i policisë në Filadelfia. Sipas babait të tij, i cili foli me mediat, 27-vjeçari i vrarë vuante nga sëmundja mendore dhe ishte në terapi. “Pse nuk përdorën një armë elektrike?”, pyeti Walter Wallace Sr. “Nëna e tij po përpiqej ta qetësonte atë”, shtoi ai. Sa i përket rastit që solli edhe protesta të qytetarëve, emrat e oficerëve që qëlluan nuk u zbuluan.