Trump: Nëse fiton Biden, Kina do të bëhet pronare e Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101080-trump_nëse_fiton_biden_kina_do_të_bëhet_pronare_e_amerikës
Presidenti amerikan pretendoi se në rast të fitores së rivalit të tij demokrat në zgjedhjet presidenciale, atëherë Kina do të bëhet pronare e Amerikës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 28, 2020 14:32 Europe/Tirane
  • Trump: Nëse fiton Biden, Kina do të bëhet pronare e Amerikës

Presidenti amerikan pretendoi se në rast të fitores së rivalit të tij demokrat në zgjedhjet presidenciale, atëherë Kina do të bëhet pronare e Amerikës.

Donald Trump, presidenti i Amerikës, ditën e mërkurë në një mesazh të publikuar në Twitter, ka deklaruar: “Joe Biden, kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale, është një politikan i korruptuar i cili dëshiron vendet e punës të amerikanëve t’i dërgojë në Kinë ndërsa ai të fusë në xhep me miliona dollarë nga Partia Komuniste e Kinës”.

Trump në vazhdim ka paralajmëruar: “Nëse Biden fiton në zgjedhjet presidenciale, Kina do të bëhet pronare e Amerikës”.  

Me afrimin e kohës së zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor 2020 në Amerikë, janë shtuar në masë të madhe sulmet me deklarata mes Biden dhe Trump.