Amerika formon dhomën e luftës virtuale
Drejtoria e sigurisë së brendshme në Amerikë duke manovruar mbi tregimin sajuar për ndërhyrjen e shteteve të huaja në procesin e zgjedhjeve presidenciale 2020, do ta krijojë një qendër kibernetike speciale.
Gazeta amerikane “Washington Post” njoftoi se drejtoria e sigurisë së brendshme të Amerikës në vazhdën e pretendimeve për ndërhyrje të huaj në procesin e zgjedhjeve presidenciale 2020, ka vendosur ta themelojë një dhomë të luftës virtuale.
Kjo dhomë që nga dita e zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor, do të jetë aktive përgjatë 24 orëve në mënyrë që autoritetet e sigurisë nga e gjithë Amerika të raportojnë në këtë dhomë çfarëdo lloj aktiviteti të dyshimtë kibernetik.
Derisa të shpallet rezultati i zgjedhjeve presidenciale në shumicën e shteteve të Amerikës, kjo dhomë kibernetike të do të jetë aktive dhe do të funksionojë.
Ky veprim bëhet në kohën kur Amerika pretendon se Rusia, Kina dhe Irani synojnë të krijojnë pengesa në procesin e zgjedhjeve presidenciale 2020 në Amerikë.