Gjermanët skeptikë për marrëdhëniet me SHBA-në
(last modified Sun, 01 Nov 2020 18:19:00 GMT )
Nëntor 01, 2020 19:19 Europe/Tirane
  • Gjermanët skeptikë për marrëdhëniet me SHBA-në

Shumica e gjermanëve shpreson për një fitore të Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 3 nëntor.

Pas katër vitesh të mandatit të Trump, marrëdhëniet gjermano-amerikane janë ftohur si kurrë më parë. Edhe marrëdhënia personale mes presidentit, Donald Trump dhe kancelares Merkel nuk ishte e mirë gjatë këtyre viteve. Ata janë shumë larg njëri-tjetrit si në mbrojtjen e klimës, në tregtinë botërore, politikën e refugjatëve apo edhe në krizën e Coronës. Si rrallë Berlini e pret me dëshirë një ndërrim të pushtetit në Uashington. Kjo nuk vlen vetëm për politikën. Në një sondazh të institutit për demoskopi, Civey vetëm rreth 13% e gjermanëve duan një mandat të dytë të Donald Trump. Vetëm përkrahësit e partisë populiste, AfD mbështesin me shumicë Trumpin. Shumica e gjermanëve janë të mendimit se e ardhmja e marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe SHBA-së do varet nga ajo nëse presidenti tjetër që do të shkelë në Shtëpinë e Bardhë do ta shohë Gjermaninë si kundërshtare apo si partnere.

 

Tags