Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë futet në karantinë
Tedros Adhanom Ghebreyesus shkroi në faqen e tij në Tëitter se është futur në karantinë për shkak të kontaktit me një person të infektuar me Covid-19 dhe do ta bëjë punën nga distanca.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë njoftoi karantinën e tij për shkak të kontaktit me një person të infektuar me virusin korona. Sipas raportit, Tedros Adhanom Ghebreyesus njoftoi se aktualisht është futur në karantinë për shkak të virusit korona. Ai shkroi në faqen e tij në Twitter: Unë u futa në karantinë për shkak të kontaktit me një person, testi i të cilit doli pozitiv me koronavirus. Jam mirë dhe nuk kam asnjë simptomë, por do të jem në karantinë në ditët në vijim për të bërë punën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në përputhje me protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.