Sulm i armatosur në Vienë
Të paktën shtatë persona mendohet të jenë vrarë me disa të tjerë të plagosur në një sulm të dyshuar me armë dhe në një sulm kamikaz pranë një sinagogë në Vjenë.
Një operacion i madh është duke u zhvilluar për kapjen e personit të armatosur, sipas raporteve lokale, ndërsa një bashkëpunëtor i tij mendohet të ketë “hedhur në erë veten”. “Ne jemi në terren me të gjitha forcat në dispozicion. Ju lutemi shmangni të gjitha sheshet publike në qytet ” tha policia. Transmetuesi publik austriak ORF citoi dëshmitarët të thoshin se disa të shtëna u regjistruan pak pas orës 8 të mbrëmjes. Operacioni policor po zhvillohet në qendër të Vjenës, afër lumit Danub. Policia e Vjenës gjithashtu shkroi në Twitter se rrethanat e sakta të incidentit ishin ende duke u përcaktuar. Ka raportime për vdekje dhe gjithashtu raporte të pakonfirmuara të të shtënave në pjesë të tjera të qytetit. Gazeta Falter, duke cituar Ministrinë e Brendshme, foli për një burrë të vdekur. Sipas informacioneve të gazetës austriake “Krone” një oficer policie humbi jetën për shkak të plagëve ndërsa një sulmues hodhi veten në erë. Flitet se ka ende autorë të sulmit të lirë dhe policia i ka bërë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes. Raportimet e para flasin për disa të vdekur dhe të plagosur. Autorët kanë qëlluar me armë të gjata. Mes viktimave është dhe një kalimtar. Sipas Ministrisë së Brendshme të Austrisë, një prej autorëve të sulmit është arrestuar. Ka pasur 6 skena krimi ku është hapur zjarr.