Zgjedhjet e pesëdhjetë e nënta presidenciale të SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101215-zgjedhjet_e_pesëdhjetë_e_nënta_presidenciale_të_shba
Sot e martë amerikanët do të shkojnë në votime, në orën 2:30 pasdite me kohën e Teheranit për të zgjedhur një president të ri për katër vitet e ardhshme.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 03, 2020 08:20 Europe/Tirane
  • Zgjedhjet e pesëdhjetë e nënta presidenciale të SHBA

Sot e martë amerikanët do të shkojnë në votime, në orën 2:30 pasdite me kohën e Teheranit për të zgjedhur një president të ri për katër vitet e ardhshme.

Sot, zgjedhjet presidenciale të SHBA do të mbahen pas shumë polemikash dhe në mes të disa paqartësive dhe amerikanët që nuk kanë marrë pjesë në votimin e hershëm do të shkojnë në qendrat e votimit për të votuar midis Donald Trump dhe Joe Biden për katër vitet e ardhshme. Sipas raporteve të mediave amerikane, gati 100 milion njerëz kanë hedhur tashmë votat e tyre në zgjedhjet e parakohshme presidenciale të SHBA. Prandaj, përcaktimi i rezultatit do të zgjasë derisa të numërohen votat postare. Pas zgjedhjeve të përgjithshme, zgjedhësit elektoralë do të votojnë më 14 dhjetor dhe zgjedhjen e tyre do ta dërgojnë në Uashington. Anëtarët e Kongresit Amerikan do të takohen në Uashington më 6 Janar për të numëruar votat, pas së cilës do të shpallet fituesi. Më 20 Janar 2021, presidenti i ri dhe zëvendësi i tij do të betohen si president.