Fillojnë zgjedhjet presidenciale në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101221-fillojnë_zgjedhjet_presidenciale_në_amerikë
Me hapjen e qendrave të votimit në shtetin Vermont, zyrtarisht ka filluar procesi i zgjedhjeve presidenciale 2020 në Amerikë
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 03, 2020 12:19 Europe/Tirane
  • Fillojnë zgjedhjet presidenciale në Amerikë

Me hapjen e qendrave të votimit në shtetin Vermont, zyrtarisht ka filluar procesi i zgjedhjeve presidenciale 2020 në Amerikë

Qytetarët në SHBA sot në zgjedhjet presidenciale zgjedhin midis presidentit në detyrë dhe kandidatit republikan Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden.

Qytetarët e dy qyteteve të vogla në New Hampshire ishin të parët që shkuan në qendrat e votimit dhe votuan për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke përdorur masat për të luftuar pandeminë e COVID-19, më shumë se 95 milionë amerikanë votuan paraprakisht në zgjedhje, nga të cilat më shumë se 60 milionë me postë.

Shtetet federale kanë caktuar afate të ndryshme për dërgimin e fletëvotimeve të plotësuara, të cilat në rast të një gare të pasigurtë, mund të çojnë që fituesi të mos dihet në natën e zgjedhjeve.

Pak pas mesnate, votuesit në qytete të vogla në New Hampshire tradicionalisht të parët shkuan në qendrat e votimit në Dixville Notch në kufirin amerikano-kanadez dhe rreth 20 kilometra në jug në Millsfield.

Në Dixville Notch, të 5 votat i fitoi ish-zëvendës presidenti i SHBA-ve, Biden ndërsa në Millsfield, me një raport 16:5 fitoi Trump.

Një vend i vogël në kufirin SHBA-Kanada shënon traditë gjashtë dekadashe të hapjes së garës presidenciale të SHBA-ve, por fluksi i ekipeve mediatike nuk ndodhi për shkak të pandemisë.

Sistemi zgjedhor amerikan është specifik dhe mjaft i ndërlikuar, pasi jo domosdoshmërisht fiton kandidati që fiton më shumë vota në nivelin e të gjithë vendit, por ai që merr të paktën 270 nga 538 të ashtuquajtur elektorë (Kolegji Elektoral).

Votuesit nuk votojnë drejtpërdrejt për Trump (74) ose Biden (77), por zgjedhin elektorë, demokratët ose republikanët, të cilët në dhjetor formalisht zgjedhin presidentin (Kolegji Zgjedhor). Ky akt i fundit zgjedhor është thjesht një formalitet, kështu që fituesi i zgjedhjeve dihet menjëherë pas zgjedhjeve.

Kandidati që fiton në një shtet federal merr të gjithë elektorët e tij, përveç në Maine dhe Nebraska.

Sipas sondazheve të fundit, Biden ka epërsi në zgjedhjet e sotme, por epilogu i zgjedhjeve do të varet nga rezultatet në 13 shtete "të pavendosura", përkatësisht Teksasi (38 votues), Florida (29), Pensilvania (20), Ohio (18), Georgia (16), Michigan (16), Karolina e Veriut (15), Arizona (11), Wisconsin (10), Minesota (10), Nevada (6), Iowa (6) dhe New Hampshire (4).

Vëmendje e veçantë do t'u kushtohet rezultateve në Florida, e cila tradicionalisht është skena e një gare të pasigurtë, dhe analistët pretendojnë se fitorja e Biden-it në zgjedhje do të ishte shumë e sigurtë nëse ai fiton elektorët nga Florida.