Ish-shefi i CIA-s: Trump po nxit sjelljen agresive
Në kulmin e zgjedhjeve presidenciale të SHBA, ish-shefi i CIA-s tha se ishte i shqetësuar për njoftimin se Donald Trump do të shpallë fitoren para se të publikohet rezultati i zgjedhjeve.
John O. Brennan, i cili drejtoi Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për rreth katër vjet (2013-2017) nën ish-presidentin Barack Obama, në përgjigje të një drejtuesi të CNN i cili pyeti nëse kishte ndonjë mundësi të përdoret dhuna, pohoi: "Fatkeqësisht, ekziston një. Ne në të kaluarën kurrë nuk kemi pasur një president në Shtëpinë e Bardhë që nxit urrejtje në vendin tonë dhe që përkeqëson tensionet dhe dhunën që po ndodh në vend. Ne pamë që disa njerëz u përpoqën të rrëmbenin guvernatorin e Miçiganit, por ata ishin të pasuksesshëm dhe ne pamë sjelljen e dhunshme të makinave të militantëve pro-Trump." Ai vazhdoi duke thënë se Trump jo vetëm që nuk i dënon këto veprime, por përkundrazi ai po nxit sjelljen agresive, "duke shprehur shqetësimin për manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe për mospranimin e fitores së Biden. "Unë jam me të vërtetë i shqetësuar, jo vetëm sepse Trump po thotë diçka, por sepse presidenti ka shumë pushtet, për shembull, ai mund të kërkojë një hetim kombëtar nga Departamenti i Drejtësisë", u shpreh ish-kreu i CIA-s.