Përleshjet në Amerikë në prag të zgjedhjeve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101243-përleshjet_në_amerikë_në_prag_të_zgjedhjeve
Mijëra protestues të “Black Lives Matters” janë mbledhur rreth Shtëpisë së Bardhë aktualisht ndërkohë që vijon me shpejtësi numërimi i votave në disa shtete të rëndësishme si Florida, Teksasi dhe Pensilvania.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 04, 2020 07:22 Europe/Tirane
  • Përleshjet në Amerikë në prag të zgjedhjeve

Mijëra protestues të “Black Lives Matters” janë mbledhur rreth Shtëpisë së Bardhë aktualisht ndërkohë që vijon me shpejtësi numërimi i votave në disa shtete të rëndësishme si Florida, Teksasi dhe Pensilvania.

Protestuesit në fjalë kishin premtuar më herët se do të qëndronin për muaj para Shtëpisë së Bardhë nëse zgjedhjet fitoheshin nga Trump duke kundërshtuar kështu presidencën e tij. Ndërkohë Agjencia e lajmeve AP raporton se presidenti Donald Trump ka fituar Luizianën, Nebraskën, Dakotën Veriore, Dakotën Jugore dhe Uajomingun, ndërsa kandidati demokrat, Joe Biden, ka fituar Nju Meksikon, Nju Jorkun, Qarkun e Kolumbisë dhe Kolloradon. Garë e forte në Florida dhe Texas, dy shtete ku Donald Trump kryeson dhe që pritet të vendosin shumë mbi fatin e përgjithshëm të këtyre zgjedhjeve. Sipas rezultateve, Biden prin me votat elektorale, 129 me 120. Pas deklaratës për shtyp që bëri kandidati demokrat, Joe Biden ka ardhur edhe reagimi i presidentit Donald Trump. Trump ka preferuar që reagimin e tij të parë pas votimit në SHBA ta bëjë me anë të një postimi në Twitter. “Unë do të bëj një deklaratë për shtyp sonte. Një fitore e madhe”- shkruan Trump në Twitter.