Trump: Unë kam fituar, po bëhet grabitje e madhe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101258-trump_unë_kam_fituar_po_bëhet_grabitje_e_madhe
Gara për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijon të jetë e ‘nxehtë’ dhe me rezultate të ngushta.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 04, 2020 19:22 Europe/Tirane
  • Trump: Unë kam fituar, po bëhet grabitje e madhe

Gara për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijon të jetë e ‘nxehtë’ dhe me rezultate të ngushta.

Teksa Wisconsin dhe Michigan, dy shtete kyçe ku Donald Trump po fitonte bindshëm, janë kthyer në favor të Joe Biden, duke i rrezikuar seriozisht rizgjedhjen.   Së fundmi, pas numërimit të fundit të votave elektorale, demokrati Joe Biden ka rikthyer epërsinë sa i përket votës elektorale, ku aktualisht ka 238 vota elektorale dhe i duhen edhe 32  për t’u shpall president i SHBA-së. Në anën tjetër, Donald Trump aktualisht ka 213 vota elektorale pasi fitoi në Texas dhe Montana. Presidenti i ardhshëm i SHBA-së do të jetë kandidati që do t’i fitojë 270 vota elektorale. Ndërkohë në një dalje publike për mediat, Donald Trump hodhi akuza se po vidhen votat, ku edhe shpalli ‘fitoren’ e tij, megjithëse votat vijojnë të numërohen. Madje Trump kërkoi që Gjykata Supreme të ndërhyjë e të ndalojë procesin e votimit. “Rezultatet e sotme janë fenomenale. Janë hedhur vota në orën 4 të mëngjesit, është e turpshme. Gjykata Supreme të ndërhyjë e të ndalojë procesin e votimit. Jemi shumë para në vota, ata nuk kanë mundësi të na tejkalojnë! Kjo është grabitje e popullit amerikan.” tha Trump. Si ka mundësi që çdo herë që numërojnë këto vota përqindja e tyre është aq e tmerrshme dhe shkatërruese për ne?”, shkruan Donald Trump.