Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101264-rritet_numri_i_viktimave_nga_covid_19_në_amerikë
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 238.677, prej të cilëve 1.646 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 05, 2020 04:54 Europe/Tirane
  • Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Amerikë

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 238.677, prej të cilëve 1.646 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 125.254, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.696.175. Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 6,23 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 150 milionë. Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 977.686 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në Neë York, me gjithsej 33.710 viktima. Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 8,33 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,56 milionë.