Amerikë, protesta kundër votës elektorale
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101266-amerikë_protesta_kundër_votës_elektorale
Në mbyllje të procesit të votimit dhe nisjes së numërimit protestuesit zbritën në rrugë në Ëashington, ku u panë skena të tensionuara.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 05, 2020 08:24 Europe/Tirane
  • Amerikë, protesta kundër votës elektorale

Në mbyllje të procesit të votimit dhe nisjes së numërimit protestuesit zbritën në rrugë në Ëashington, ku u panë skena të tensionuara.

Qindra protestues marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit, duke bllokuar trafikun dhe ndezën fishekzjarre. Disa brohorisnin: “Nëse nuk marrim drejtësi, ata nuk marrin paqe!” Demonstratat herë pas herë u shoqëruan edhe me përleshje dhe konfrontime jashtë Shtëpisë së Bardhë. Tre persona u arrestuan, raportojnë mediat amerikane. Protesta të shpërndarja u raportuan edhe në Los Angeles, California; Karolina e Veriut; Portland, Oregon dhe New York City. Protestuesit ameirkanë kanë protestuar kundër votës elektorale dhe kundër dyshimeve të shprehura nga Donald Trump mbi votat e mara nga Joe Biden. Disa nga protestuesit në Neëw York në pankarta kanë shkruar se vota elektorale duhet hequr dhe çdo votë duhet llogaritur. Më herët ekipi i Trump kishte deklaruar se do të hedh në gjyq rezultatin e zgjedhjeve në Pensilvani dhe për këtë ka kërkuar ndërprerjen e procesit të numërimit të votave. Ndërkohë përkrahësit e Donald Trump janë mbledhur në Detroit të Miçiganit ku përpara zyrës për numërimin e votave kanë kërkuar ndërprerjen e procesit të numërimit të votave.