Rekord infeksionesh dhe viktimash në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101280-rekord_infeksionesh_dhe_viktimash_në_itali
Rekord infeksionesh dhe viktimash në Itali. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 34,505 raste të reja  me Covid në 219,884 teste të kryera dhe  445 të vdekur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 05, 2020 15:56 Europe/Tirane
  • Rekord infeksionesh dhe viktimash në Itali

Rekord infeksionesh dhe viktimash në Itali. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 34,505 raste të reja  me Covid në 219,884 teste të kryera dhe  445 të vdekur.

Ky është numri më i lartë që prej 2 majit kur kishte 474 viktima. “Sot kemi 34,505 raste të reja të infektimit me koronavirus, nuk është një shenjë e mirë, edhe pse tamponët kanë qenë gati 220 mijë (219,884). Të vdekurit janë 445” deklaroi Gianni Rezza, Drejtor i Politikave te Parandalimit të Sëmundjeve Infektive në Ministrinë e Shëndetësisë në konferencën  për shtyp duke folur mbi situatën epidemiologjike.  Dje infeksionet e reja ishin 30,550 në 212 mijë tamponë të kryer dhe 352 të vdekur. Pacientët në kujdes intensiv u rritën në 2,391 (+99 në 24 orët e fundit). Indeksi pozitiv / tampon është 15.69%. “Krahasuar me Marsin, sot rastet e koronavirusit shpërndahen në baza kombëtare. I gjithë vendi preket: nëse them ‘e kuqe’ do të thotë qarkullim i lartë i virusit, nëse them ‘portokalli’ është po aq i lartë sepse jemi në një Rt midis 1, 25 dhe 1.5. Ka edhe incidenca të larta edhe në zonat e verdha ku Rt është mbi 1. Incidenca është e lartë në të gjitha rajonet, kurba rritet dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm sepse situata e vështirë është e përgjithësuar “, tha Rezza.  “Një rajon i kuq ose portokalli do të mbetet në këtë gjendje për të paktën dy javë.”