Atentat kundër presidentit të zgjedhur të Bolivisë
Mediat e Bolivisë të premten kanë njoftuar për një atentat të pasuksesshëm ndaj presidentit të zgjedhur të Bolivisë.
Kanali televiziv Tele Sur njoftoi se Sebastin Meshel, zëdhënësi i partisë “Lëvizja Socialiste” e Bolivisë, ka thënë: “Luis Arce, presidenti i zgjedhur i Libisë, në kohën e pranisë në një takim në Papaz, është përballur me një atentat, por për fat të mirë ky atentat ka kaluar pa viktima. Kjo ngjarje ka ndodhur të enjten në mbrëmje dhe autorët e atentatit kanë synuar të eksplodojnë me dinamit vendin ku zhvillohej takimi”.
Autoritetet e qeverisë së vetëshpallur të Bolivisë që kanë marrë pushtetin me ndihmën e Amerikës, nuk kanë dhënë kurrfarë deklarate në lidhje me këtë sulm.
Ky atentat ka ndodhur në kohën kur disa grupe të së djathtës ekstreme në Bolivi kanë organizuar greva dhe protesta në Santakruz kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan më 18 tetor në këtë vend.