Mbesa e Trump: Muaj shumë të rrezikshëm vijnë për Amerikën
Mbesa e presidentit të Amerikës ka paralajmëruar se me vazhdimin e tensioneve që po krijon xhaxhai i tij në Shtëpinë e Bardhë, muaj të rrezikshëm po e presin Amerikën.
Mary Trump, mbesa e Donald Trump, presidentit të Amerikës, në një intervistë me kanalin MSNBC, duke thënë se xhaxhai i tij nuk do të mund ta pranojë faktin për humbjen e mundshme në zgjedhjet presidenciale, ka paralajmëruar për muaj të rrezikshëm para Amerikës si rezultat i veprimeve të Trump dhe ka kërkuar nga autoritetet republikane që të pengojnë zgjedhjen e Trump si president i Amerikës.
Mary Trump i ka quajtur të papëlqyeshme deklaratat e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë i cili e quajti të korruptuar procesin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.
Mary Trump gjithashtu ka thënë: “Trump kurrë më parë nuk është ndodhur në një pozitë të tillë dhe ai është i pashpresë dhe nëpërmjet rrugëve ligjore, nuk mund të bëjë asgjë, vetëm mund të ulet dhe të shikojë i paaftë për të bërë asgjë. Lideri i një vendi në mënyrë të paaftë po mundohet për ta vendosur në pikëpyetje një proces zgjedhor. Kjo nuk është e mirë dhe dikush të marrë një veprim dhe ta ndalë atë”.