Sekretari amerikan i Mbrojtjes përgatit letrën e dorëheqjes
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, raportohet se ka përgatitur letrën e dorëheqjes.
Esper po përgatit letrën e dorëheqjes, kanë bërë të ditur tre zyrtarë të mbrojtjes. NBC News e raportoi këtë lajm të Premten, duke cituar zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes. Një praktikë e tillë nuk është e pazakontë për Kabinetin që bën gati letrat e dorëheqjes gjatë tranzicionit presidencial, duke i dhënë kështu mundësinë komandantit suprem mundësinë t’i ndërrojë ata gjatë mandatit të tij të dytë. Dhe është pikërisht presidenti ai që vendosë nëse do të pranojë letrat e dorëheqjes, dhe ky proces zakonisht ndodh pas rezultateve të zgjedhjeve presidenciale dhe bëhet i ditur fituesi. Sidoqoftë, raporti citoi zyrtarët të thoshin se Esper kishte shkruar letrën e tij "sepse ai është një nga zyrtarët e Kabinetit që pritej të shkarkohej pas zgjedhjeve." Muajin e kaluar, faqja e lajmeve Axios tha se Trump planifikonte të pushonte nga puna një numër zyrtarësh pas rizgjedhjes së mundshme. Ky burim përmend Mark Esper, Drejtoren e CIA-s Gina Haspel dhe Drejtorin e FBI Christopher Wray si disa nga zyrtarët që Trump do t'i shkarkonte nga detyra.