Biden thellon epërsinë në Pennsylvania dhe Nevada
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101311-biden_thellon_epërsinë_në_pennsylvania_dhe_nevada
Joe Biden ka thelluar epërsinë në dy shtete – Pennsylvania dhe Nevada. Në Pennsylvania, Biden prin me 9.027 vota, e rritje pritet të ketë edhe në Philadelphia ku po vazhdon numërimi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 06, 2020 19:56 Europe/Tirane
  • Biden thellon epërsinë në Pennsylvania dhe Nevada

Joe Biden ka thelluar epërsinë në dy shtete – Pennsylvania dhe Nevada. Në Pennsylvania, Biden prin me 9.027 vota, e rritje pritet të ketë edhe në Philadelphia ku po vazhdon numërimi.

I nominuari për president nga radhët e Demokratëve gjithashtu ka rritur avantazhin në Nevada me 22.076 vota apo 1.7%. Me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, Biden do të tejkalonte 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar presidencën. Joe Biden duket se është në rrugën e duhur për të fituar Pensilvanian – dhe presidencën së bashku me të – por ekipi i fushatës së Donald Trump reaguar rreth deklarimeve të fundit. “Këto zgjedhje nuk kanë mbaruar”, ka thënë Matt Morgan, këshilltari i përgjithshëm i fushatës së Trump, në një deklaratë. Ndërkohë, Sekretari i shtetit të Georgias, Brad Raffensperger, ka konfirmuar se do të ketë rinumërim të votave në këtë shtet. “Do të ketë rinumërim në Georgia”, ka deklaruar Raffensberger në Atlanta, duke premtuar transparencë të plotë në këtë proces. Duke marrë parasysh garën e ngushtë që po zhvillohet në Georgia, është pritur që në këtë shtet do të ketë rinumërim. Deri më tani, Joe Biden është në avantazh ndaj Donald Trumpit me vetëm 1.579 vota në Georgia. Presidenti amerikan Donald Trump, në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë të enjten në mbrëmje pohoi pa prova se atij po i grabitej mandati i dytë. “Nëse llogaritni votat e ligjshme, unë fitoj me lehtësi. Nëse numëroni votat e paligjshme, ata mund të përpiqen të na vjedhin zgjedhjet”, tha Trump. Në anën tjetër, kandidati demokrat Joe Biden, tha për gazetarët në Delauer, se çdo votë duhet të numërohet.